Teksa në vendit tonë, nga jugu në veri po zhvillohet një megaoperacion antidroge nga ajri dhe toka, Prokuroria konfirmon zyrtarit se ka lëshuar 120 urdhër-arreste, 112 prej tyre vetëm për Tiranën. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Duke iu referuar organit të akuzës, mësohet se janë ekzekutuar gati gjysma e këtyre urdhër-arresteve.Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese. Raportohet se mes të arrestuarve, 5 janë gra dhe vajza. Ndërkohë, numri i të shoqëruarve është më i madh, ndërsa aksioni vijon edhe aktualisht. Pritet një reagim zyrtar nga prokuroria dhe Policia e Shtetit.


