• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËVIZTE ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet 36-vjeçari i dënuar më parë për vrasje
Home
Aktualitet
Kronikë

LËVIZTE ME ARMË ZJARRI/ Arrestohet 36-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

12 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, vihet në pranga 36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MIRATUAN DJE NGA PARLAMENTI/ Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë Rama
Previous article E PËSON KEQ/ Kishte përshtatur lokalin si ‘fole’ të kokainës, pranga 54-vjeçarit në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT