• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË, DHUNË DHE TË DEHUR NË TIMON/ Pesë të arrestuar në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË, DHUNË DHE TË DEHUR NË TIMON/ Pesë të arrestuar në Tiranë

11 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme.

Gjatë ditës së sotme kanë rënë në pranga shtetasit me iniciale: G. I., 31 vjeç, banues në Francë; E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; G. P., 37 vjeç, banues në Tiranë; Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. I., 31 vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën disa armë të ftohta (thika) që i posedonte 22-vjeçari, i cili gjatë shoqërimit në komisariarit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. N. dhe më pas me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja K. N. dhe dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin e saj;

– Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PONI PENDOHET PËR NDËRHYRJET ESTETIKE NË FYTYRË/ I bën thirrje vajzave: Si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi...
Previous article ÇFARË NDODHI? Luizi heq nga “Instagram”-i Arbanën dhe Eduartin...

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT