Dy raste të shitjes së drogërave janë zbuluar në qytetin e Shkodrës.
Një lokal në lagjen “Skënderbeg” ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Policia arrestoi në flagrancë babë e bir, Paulin Kiri dhe Ndre Kiri si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.


