Ky përdorues monopatine, edhe pse është në korsinë e biçikletave siç Kodi Rrugor e përcakton, është në shkelje të një sërë rregullash të tjera. Përveçse në një skuter elektrik janë dy persona, vajza e drejton me një dorë dhe me tjetrën flet në celular.
Shkelje si kjo, por edhe shpejtësia e madhe e mosrespektimi i sinjalistikës, detyroi ndryshimin e Kodit Rrugor dhe përfshirjen e tyre si çdo mjet tjetër që lëviz në rrugë për t’u ndëshkuar kur thyen rregullat. Këto mjete detyrimisht duhet të lëvizin në korsitë e biçikletave, atje ku është e mundur, dhe respektimi rigoroz i sinjalistikës në rrugë, aty ku nuk ekzistojnë.
Por disa nga rregullat varen nga lloji i monopatinës, nga ato me shpejtësi të vogël 25 km/h e deri në 60 km/h. Specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka, thotë se vendi i tyre i dedikuar është i përcaktuar.


