• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
21 JANARI/ Familjarët e Aleks Nikës padi në Gjykatën e Lartë: SPAK të hetojë Sali Berishën e Lulzim Bashën
Home
Breaking News

21 JANARI/ Familjarët e Aleks Nikës padi në Gjykatën e Lartë: SPAK të hetojë Sali Berishën e Lulzim Bashën

9 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosja “21 janari” ka mbërritur në gjykatën e lartë pasi familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, nuk reshtin së kërkuari që hetimin, ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Edhe pse GJKKO dhe Apeli i Posaçëm e nuk e kanë rrëzuar kërkesën për hetimin e dosjes nga SPAK, dhe kalimin për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.

Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin. ish komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia SocialisteKreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me dosjen e 21 janarit. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK. Paditë e reja erdhën si rezultat i një audio përgjimi të pretenduar nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.

Ndërkohë avokati thekson se urdhëruesit e vrasjeve politike kanë qenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndërsa ekzekutorët, kanë qenë komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe vartësit e tij të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve të mbledhur para kryeministrisë pasditen e 21 janarit 2011. Episodi i vrasjes së Aleks Nikës me plumb në kokë, mbeti pa autor edhe në gjykimin e parë pasi predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINA DEL NË RRUGË NË KLOS/ Humb jetën këmbësori 75-vjeçar
Previous article ÇFARË NDODHI? Arbana Osmani i drejtohet Olta Gixharit: Kam mbaruar punë me ty që me 6 maj

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT