• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank dhe UET
Home
Sociale

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank dhe UET

8 September, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Industria bankare është tashmë një nga industritë mëprestigjoze dhe më të rëndësishme për zhvillimin, mirëqenien sociale në ekonominë e vendit. E konsideruar si një nga punëdhënësit më të rëndësishëm për sa i përket kushteve të punës, mundësive të zhvillimit të karrierës, sot kjo industri konsiderohet edhe në vendin tonë mjaft e pëlqyer. Një nga bankat që sot është model punësimi si dhe i zhvillimit profesional, është edhe Credins bank. Një bankë që çdo ditë njeh rritje absolute në imazh për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë në të gjithë infrastrukturën e saj në burime njerëzore, krijimin e kushteve të punës, benefiteve shtesë që ofron etj. Një tjetër arsye që e rendit Credins si një institucion të suksesshëm, është realizimi dhe zhvillimi i internships(praktika mësimore), duke ju dhënë mundësi mjaft të rinjve që paraprakisht të bëjnë praktikën e tyre nëpërmjet programit tësuksesshëm ‘You are Credins’ dhe me pas edhe të punësohen në këtë bankë.

Projektet inovatore janë nje tjetër hap i ndërmarrë nga Credins, siç ishte dhe rasti i lançimit të programit mësimor master FinTech, vitin e kaluar. Programi studimor që ofrohet nga universitetet më të njohura në botë, erdhi për herë të parë në Shqipëri si bashkëpunim me një nga universitetet më tëmira sot, Universiteti Europian i Tiranës. Duke parë qëinvestimet në teknologji në përmirësimin e hardware-ve dhe software-ve, janë prioritet tashmë në industrinë bankare, ky bashkëpunim u pa si një alternativë në kohën e duhur. Në Credins teknologjia e informacionit si dhe integrimi i financë & teknologji, është një proçes i vazhdueshëm që përditësohet me trendet e reja. Kjo është një ndër arsyet pse programi master FinTech erdhi si një domosdoshmëri për të gjetur dhe zbuluar talente të reja që e duan këtë fushë e cila, sjell shumë dinamika në tërësi të proçesit të saj. Një program master profesional, në degën “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, qëllimi i të cilit është të aftësojë punonjësit aktual si dhe ata të ardhshëm potencial në fushën e teknologjisë më të fundit në sistemet e informacionit.

Falë kurikulave mjaft të avancuara, të cilat ndërlidhen me standardin e atyre europiane, studentët shqiptarë kanë mundësinë të pasurojnë dijet e tyre në fushat si: IT, E-Banking, Siguria Kibernetike, Software Inxhinierike, Integrimin e të dhënave e deri tek lëndë financiare specifike tëlidhura ngushtësisht edhe me sistemin bankar. Në fund të tëgjithë ciklit mësimorë, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të thelluara mbi mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit, të bëjnë projektime dhe zhvillojnë ato. Do të jenë të aftë të menaxhojnë bazat e të dhënave dhe rrjetave kompjuterike, inxhinierimin e software-ve, e mbi të gjitha do të zgjerojnë njohuri mbi sektorin bankar. Një staf pedagogjik mjaft i kualifikuar i UET-it, programe mësimore metodologjia e të cilave ofrojnë njohuri të thelluara, e bëjnë FinTech tashmënjë degë mjaft të pëlqyer. E konsideruar si një fushë me shumë vlerë në të gjithë botën, ky program vjen për studentëtsi një mundësi për ta zhvilluar karrierën e tyre në një nivel shumë profesional. Rëndësia e këtij programi master, kohëzgjatja e të cilit është 2 vjet, qëndron edhe në avantazhet financiare mjaft fleksibël dhe lehtësuese që ofron. Bursë 50% të pagesës vjetore për secilin vit të masterit, e cila mbulohet nga Credins bank. Praktikë mësimore e paguar nga banka, minimalisht për 6 muaj në secilin vit. Në këtë kuptim, përveç praktikës së tyre mësimore studentët me preformancën më të lartë, do të kenë mundësi edhe të paguhen, një praktikë shpërblyese kjo dhe motivuese e Credins bank. Tashmë shumëstudentë që kanë përfunduar këtë program studimor, janë pjesë e skuadrës Credins. Gjithashtu studentët përfitojnë trajnime dhe çertifikata kualifikuese në fushat si: komunikim efektiv, zgjidhje e konflikteve dhe problematikave, menaxhim i kohës, menaxhim i projekteve, etj, të cilat ofrohen nga banka me mentorët më të mirë. Trajnimet online në platformën Credins LMS (Learning Management System) janë disa nga mundësitë alternative që banka ofron. Credins renditet sot si një nga institucionet prestigjoze që përveç zhvillimit të karrierës, ofron një mjedis komod dhe modern, duke bërë qëpunonjësit të japin gjithmonë maksimumin e tyre në punë.

Ndër vite Credins bank është një nga investitorët më tërëndësishëm në fushën e arsimit, i cili kohë pas kohe në forma të ndryshme ka kontributin e saj të veçantë. Objektivi i Credins është investimi tek rinia shqiptare në mënyrë qëpotencialin e tyre ta shprehin në çdo fushë për tu bërë qytetarëtë elitës, në të mirë të vetes dhe vendit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VJEN KEQ..."/ Luizit po i ndodh e njëjta gjë si Kiarës dhe nuk po gjen rehat
Previous article AKUZOHET SE PAGOI 120 MIJË EURO PËR TË EKZEKUTUAR BASHKËSHORTEN/ Bengasi para gjykatës: Kemi marrëdhënie të mirë, ju kanë…

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT