• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ELTON MYRTAJ JEP DORËHEQJEN NGA POLICIA E SHTETIT/ A janë përgjimet e “Metamorfozës” shkaku, priten…
Home
Aktualitet
Kronikë

ELTON MYRTAJ JEP DORËHEQJEN NGA POLICIA E SHTETIT/ A janë përgjimet e “Metamorfozës” shkaku, priten…

7 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Elton Myrtaj oficer i Policisë kriminale në Shkodër, është mësuar të ketë dhënë dorëheqjen nga radhët e policisë. Mësohet se vendimi i oficerit Myrtaj për t’u larguar nga policia është ndikuar nga bisedat e fundit të zbardhura në dosjen “Metamorfoza”. Në përgjime doli se puna e tij hetimore është trukuar duke u shitur nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita dhe shefi i tij në policinë Shkodër, oficeri me inicialet “L”.

Mësohet se dorëheqja e Elton Myrtaj, nuk është pritur mirë nga kolegët e tij në Shkodër. Ndërkohë mësohet se disa oficerë të tjerë në këtë Drejtori në ditët në vijim pritet të japin dorëheqjen, duke braktisur policinë.

Elton Myrtaj, u ngarkua si oficer për të hetuar sulmin me armë të ndodhur në muajin Shkurt 2021. Ai nisi punën me kçyrjen e pamjeve filmike dhe marjen në pyetje të Taulant Pepaj, Shkëlzen Xhenje, Eljo Hato, Kolec Markut, Arshli Bashlit dhe personave të tjerë protagonistë në këtë ngjarje.

Por puna hetimore e tij me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit që ishin anëtarë të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, u shit nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita, i cili kundrejt 50 mijë euro pushoi çështjen për Ashli Bashlin dhe Eljo Haton, duke ndryshuar dhe akuzën për Shkëlzen Xhenjen nga “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”. Ndërkohë shefi i Elton Myrtaj, oficeri “L” sipas përgjimeve besohet se ka marë 5 mijë euro, për të zhdukur disa pamje filmike dhe disa përgjime në dosjen penale.

Në çështjen “Metamorfoza”, shihet si është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KANË HEDHUR DIÇKA GOCËS"/ Nëna e 12-vjeçares që u vetëvra në Pogradec akuza ish-burrit: Autopsia tregoi se…
Previous article "A JENI GATI?" Luizi jep lajmin e shumëpritur për fansat (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT