Një 60-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Roskovec, pasi u kap në flagrancë duke ujitur një plantacion me kanabis.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar, ku efektivët e policisë teksa ishin duke bërë kontrolle në terren pëe kultivimin e kanabisti, gjetën 60-vjeçarin Bujar Goricani duke u kujdesur për 17 bimë kanabisi të mbjella mes një toke me misër.
Efektivët i kanë asgjesuar bimët narkotiek duke i djegur.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar “Ngjeqar”.
Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin B. G., teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. G., 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


