Është shtyrë sërish afati për regjistrimin e nxënësve në shkolla, për vitin akademik 2023-2024.
Kështu, afati i cili më parë skadonte më 4 shtator, ëhstë shtyrë deri më dalë 10 shtator, për t’u mundësuar të gjithë prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre.
Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, ndërsa vlen edhe për nxënësit në klasë të parë, edhe për ata në gjimnaz ose shkolla të mesme të orientuara. Nga ana tjetër, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30 shtator.
Njoftimi i policisë:
Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.
Të nderuar prindër dhe nxënës!
-Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.
-Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.
SUKSESE!


