Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shit-blerje votash, vijon betejën për liri. Ai ka bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë.
Në një prej tyre Beleri kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit ne flagrancë. Në rekursin tjetër ai kërkon te shpallen të paligjshme pergjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.


