• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGA MBUSH BURGJET E VENDIT/ 1000 të arrestuar nga janari deri në fund të gushtit
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGA MBUSH BURGJET E VENDIT/ 1000 të arrestuar nga janari deri në fund të gushtit

6 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Përdorimi dhe shpërndarja e drogës është shndërruar në një fenomen në vend. Edhe më shqetësues është fakti se shumë të rinj kanë rënë në kurthin e drogës. Disa përdoren nga grupet kriminale si shpërndarës e të tjerë bëhen të varur nga lëndët narkotike. Top Channel mëson se nga janari deri në gusht në operacione të ndryshme policia ka arrestuar mbi 1 mijë persona për veprat penale të drogës.

Në disa operacione kundër shpërndarjes së drogës kryesisht në Tiranë  policia ka vërejtur se ata targetonin ambientet afër shkollave dhe mjediset që frekuentoheshin nga të rinjtë duke shfrytëzuar naivitetin e tyre i bënin vartës të drogës pa kuptuar pasojat shkatërruese.

Prandaj këtë vit akademik Ministria e Brendshme dhe ajo e arsimit hartuan paketën për sigurinë e shkollave ku perimetri i sigurisë do të shtrihet 50 metra në vijë ajrore rreth shkollave ku policia dhe autoritete të tjera do të ndalojnë çdo paligjshmëri brenda kësaj hapësire që ndikon tek nxënësit.

Në lidhje me personat që shesin drogë janë duke u diskutuar 2 nisma ligjore, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se do të shihet mundësia e ndryshime në kodin penal për të dyfishuar dënimin për këdo që do të tentojë të shesë drogë pranë shkollave, nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se po përgatitet një projektligj për amnistinë ku në kategoritë që përfitojnë janë edhe të dënuarit apo ata që janë nën hetim për shpërndarje të dozave të vogla të drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLINKEN MBËRRIN NË KIEV/ Mbështetje për kundërofensivën ukrainase ndaj Rusisë
Previous article I ISHTE FIKSUAR SE GRUAJA KISHTE MAGJI DHE E RRIHTE/ 48-vjeçari nga Burreli kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga emigracioni

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT