Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krujë, ku në banesën e një shtetasi është hedhur një kapsolle. Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.


