• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë
Home
Breaking News

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë

4 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Behar Bajri, emri i të cilit doli në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” është arrestuar në Francë. Në një reagim zyrtar, policia e Tiranës ka bërë me dije se kapja e 43-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Gazetarja Klodiana Lala ndau detaje në lidhje me arrestimin e Behar Bajrit në Francë. Ajo tha se Bajri ka qenë i shpallur në kërkim në kudër të operacionit Metamorfoza, teksa shtoi se së kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona të tjerë, ndër ta biznesmeni Pëllumb Gjoka.

“Falë bashkëpunimit është arrestuar i shumëkërkuar Behar Bajri, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia. Nga ky operacion janë arrestuar 6 persona të tjerë, emra të njohur të botës së krimit, ndërkohë 9 të tjerë, përfshirë Bajri ishin në kërkim. Duhet theksuar se referuar vendimit. Bajri në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, kishin realizuar vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020, i cili dyshohet të jetë bërë për Ervis Martinaj. Bajri dyshohet edhe për planet për të kryer vrasje ndaj një kundërshtari të tij”, raportoi gazetarja Lala.

REAGIMI I PLOTË:

Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.

Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NDRYSHOI KABINETIN QEVERITAR/ Reagon Basha: Qeveria e damkosur nga SPAK nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake
Previous article DETAJET E PARA/ Arrestohet në Francë Behar Bajri

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT