• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNONTE NË MËNYRË TË VAZHDUESHME BASHKËSHORTEN/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë. Çfarë sekuestroi policia
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNONTE NË MËNYRË TË VAZHDUESHME BASHKËSHORTEN/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë. Çfarë sekuestroi policia

4 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 25-vjeçarin, i cili dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në banesë e këtij shtetasi në Burrel, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Njoftimi i policisë;

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.

Dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Burrel, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe mbante armë zjarri në banesë, në Burrel, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIA SOCIALISTE MBLEDH SOT ASAMBLENË KOMBËTARE/ Ja çfarë pritet
Previous article "KA DALË SHUMË E BUKUR..."/ Luiz Ejlli zbulon ditën kur do të publikohet projekti i tij i ri muzikor

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT