• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSOHEN autoritetet polake: Nga altoparlantët u dëgjua himni rus, jemi në fokus të shërbimeve sekrete të Moskës…
Home
Botë

SHQETËSOHEN autoritetet polake: Nga altoparlantët u dëgjua himni rus, jemi në fokus të shërbimeve sekrete të Moskës…

3 September, 2023 s.autor Botë

Cilësia ishte e dobët, por sinjali dëgjohej. “Për fitoren”, ishte thirrja e presidentit rus, Vladimir Putin. “Urra” përgjigjja e ushtarëve. Pastaj u dëgjua himni rus. Drejtuesit e lokomotivave në afërsi të Shzecinit, Poloni e dëgjuan këtë sinjal në fund të gushtit, pas një komandoje tjetër erdhi një ndalesë emergjence. Më shumë se 20 trena ndalën lëvizjen.

Trafiku i trenave të mallrave në rajon u ndërpre përkohësisht. Shërbimi Informativ Polak, ABW është duke hetuar, deklaroi Stanislaw Zaryn, sekretari i shtetit të kryeministrit polak. “Për momentin nuk përjashtojmë asnjë skenar”, tha Zaryn. Por duhet “theksuar po ashtu”, se jeta e shëndeti i pasagjerëve nuk ka qenë në rrezik. “Ky incident duhet zbardhur, edhe për shkak të rrezikut aktual ndaj shtetit polak.”

Vend tranzit për transportin e armëve

Kërcënimi për hekurudhën polake erdhi nga një transmentues i thjeshtë i valëve të shkrutra. Jo ndonjë vepër e përkryer teknikisht, konstatuan ekspertët. Por himni rus bën që të gjithë të mendojnë për akt sabotazhi. Pak më vonë u arrestuan dy persona që duhet të kenë dërguar sinjalin e ndalimit emergjent – një nga të dyshuarit, një polic polak.

Polonia si vend tranzit i transportit të armëve për Ukrainën duket se është në fokus të shërbimeve sekrete ruse. Që në mars të këtij viti autoritetet zbuluan një grup spiunazhi. Dhe rregullisht arrestohen anëtarë të rinj të grupit.

Në fund të gushtit ishin 16 të arrestuar gjithsej për spiunazh. Prokuroria i akuzon ata për “kryerjen e spiunazhit për Rusinë dhe si pjesëtarë të një grupi kriminal”, ka deklaruar Mariusz Kaminski, ministri i Brendshëm polak pas arrestimeve të para. Punonjësit e shërbimit të brendshëm informativ “kishin gjetur kamera, pajisje elektronike dhe transmetues GPS që duhet të fiksoheshin në transportet e ndihmave për Ukrainën.”

Një arrestohet, një tjetër rekrutohet

Të dyshuarit janë të huaj, më shumë nuk tha minstri i Brendshëm polak, Kaminski. Ndërkohë mediat polake raportojnë, se një pjesë e grupit përbëhet nga refugjatë ukrainas.

Ata nuk janë agjentë të shkolluar, por të rekrutuar që i kryejnë këto shërbime për para. Nëse një arrestohet, një tjetër rekrutohet diku, pasi Polonia luftohet në mënyrë hibride vazhdimisht, tha Zbginiew Hoffmann, sekretar shteti për mbrojtjen kombëtare.

“Kjo natyrisht që vjen nga Kremlini, por praktikohet edhe nga Bjellorusia”, sipas Hoffmann-it, dhe prek disa sektorë.

“Nuk ka vetëm rrezik të drejtpërdrejtë nga trupat Wagner” por edhe sulme kibernetike. Kush merret me këtë e di “se ata nuk e përdorin këtë strategji nga dje ose sot.”

Hoffmann bën fjalë për ekspertizën e shërbimeve sekrete postsovjetike. Strategjia është destabilizim dhe kaos. E ajo lë gjurmë. Kur në Rshezcov, një pikë e rëndësishme tranziti për në Ukrainë u gjetën në ujin e pijshëm baktere legjionare me pasojë vdekjen e 18 vetëve (gjendja aktuale)  u mor menjëherë me hetimet shërbimi sekret polak. Ndoshta infektimi ishte pasojë e problemeve të tubacioneve të ujit, por nuk përjashtohet as një atentat. Pasiguria në Poloni është e madhe./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Ngacmoi seksualisht një të moshuar, procedohet 43-vjeçari në Gjirokastër
Previous article "JETA JOTE KA PASUR..."/ Ronela i bën urimin “më të çmendur” vetes së saj për ditëlindje

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT