Vetëm pak ditë më parë Olsi Klosi, një nga ish banorët e Big Brother më të komentuar në media ka pohuar se në jetën e tij tashmë është një femër shumë e rëndësishme.
Ai madje nuk i ka kursyer as dedikimet në rrjetet sociale , ndryshe nga sa ishim mësuar të shikonim prej tij.
Tashmë Olsi ka bërë një tjetër publikim që ka shtuar rëndësinë e asaj vajze në jetën e tij.
‘Më mungon zemër’ ka shkruar Olsi në postimin e tij mbi të cilin ka vendosur ikonën e një çifti shoqëruar me një zemër.
Ai nuk ka treguar identitetin e vajzës që i kavjedhur zemrën, por dukët se Fjorentina(ish banore e BB) është zyrtarisht e shkuara e tij.



