Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti është shtruar në spital pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shumë e mirë. Por pë fat të mirë mësohet se aktorja 85-vjeçare tani është më mirë dhe gjendja e saj është e qëndrueshme. Gjithsesi nuk dihet se sa do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.
Ajo është dërguar me urgjencë në një spital privat në gjendje të rëndë si pasojë e një infeksioni pulmonar ditën e djeshme.
Aktorja e njohur do të ishte pjesë e operës “Carmen” e sjellë në një version ndryshe nga baritani Gëzim Myshketa. Gjithashtu mësohet nga postimi i bërë nga blogeri Olti Curri se aktores së njohur i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se çdo shpenzim për të rikthyer shëndetin e saj do të jenë në llogari të spitalit.
Tinka Kurti është nga aktoret më të njohura në skenën shqiptare si në film ashtu edhe në teatër.


