• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJERIMI I BE/ Varhelyi: Ofertë serioze në tetor, në samitin e dhjetorit mund të ketë vendime
Home
Politikë

ZGJERIMI I BE/ Varhelyi: Ofertë serioze në tetor, në samitin e dhjetorit mund të ketë vendime

1 September, 2023 s.autor Politikë

Komisioni Europian do të prezantojë në tetor propozime thelbësore, të reja dhe të guximshme për çështjen e zgjerimit. Megjithatë, vendimi se si do të ecet përpara varet kryesisht nga vendet anëtare. Këtë e konfirmoi Oliver Varhelyi, komisioner i BE-së për zgjerimin, gjatë një interviste për median EURACTIV, duke pohuar se do të vendoset gjithçka e mundur në tryezë për ta përshpejtuar këtë proces. Ai shton se 2030-a është një afat i realizueshëm, por vetëm nëse shtetet kandidate, përfshirë Shqipërinë, dhe blloku europian dyfishojnë punën e tyre.

Pyetja ka qenë gjithmonë: A duam ta bëjmë ne këtë? Dhe është hera e parë që dëgjoj nga Këshilli Europian se ata duan ta bëjnë këtë. Ky është një zhvillim i mirëpritur.

Olivér Várhelyi, Komisioner i BE për Zgjerimin

Shefi i zgjerimit kërkoi nga Bashkimi Europian që të përshpejtojë reformën e brendshme mbi këtë çështje. Varhelyi përmendi disa prej ideve të reja që mund të prezantohen bashkë planin e rritjes që mundëson afrimin e vendeve kandidate me BE-në, siç tha ai përmes shtimit të investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Do të përfshinte gjithçka nga reformat mbi sundimin e ligjit, demokracinë, reformat ekonomike dhe integrimin, përmirësimin e klimës së investitorëve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme financiare për të mbyllur hendekun e zhvillimit përpara se ato vende të bëhen anëtare, gjë e cila është gjithashtu e rëndësishme.

Olivér Várhelyi, Komisioner i BE për Zgjerimin

Sipas Várhelyi, fillimisht do të bëhet një ofertë serioze në muajin tetor, ndërsa më pas në samitin e dhjetorit mund të flitet për vendime. Më herët, eurokomisioneri nënvizoi se zgjerimi i BE-së mund të përshpejtohej, por sërish procesi do të ishte i bazuar në meritë, pra në përmbushjen e kushteve dhe reformave. Në të njëjtën linjë ishte edhe shefi i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili njoftoi gjithashtu organizimin e një takimi mes përfaqësuesve të Unionit dhe Ballkanit Perëndimor në fund të shtatorit për të vlerësuar situatën në rajon por edhe të ardhmen./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR DROGË/ Arrestohet i riu në Korçë
Previous article MALLRA KONTRABANDË, KORRUPSION DHE KALIM I KUFIRIT.../ Vihen nën hetim 3 persona në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT