Një bandë shqiptare ka dalë sot përpara autoriteteve italiane është e akuzuar për vjedhje. Gjykatësja kryesore e çështjes Alessandra Cardarelli, është shprehur se banda ishte e mirëogranizuar dhe operonte në “Reggio Emilia”, ku grabiste vila të ndryshme. Ndërsa mbi anëtarët e bandës rëndon dhe akuza e trafikimit të prostitutave nga Evropa lindore, shkruan gelocal.it.
Anëtarët e kësaj bande ishin:
35-vjeçari Gentjan Cupi,
27 vjeçari Adriatik Gega,
25 vjeçari Ardit Jakimi,
27 vjeçari Ervin Jakimi,
24 vjeçari Gazmir Jakimi,
32 vjeçari Gert Jolla,
33 vjeçari Edmond Melani,
24 vjeçar Ardit Murrja
26 vjeçar Arjan Sula ( të mbrojtur nga ekip i avokatëve, Chiara Carletti, Federico De Belvis, Luigi Scarcella dhe Francesca Basco).
Ndërsa në veçanti dy liderët e grupit Gentjan Cupi dhe Ardit Murrja janë mbrojtën nga Luigi Scarcella.
Për dy të pandehurit prokurori Stefania Pigozzi kishte kërkuar tetë vjet burg, ndërsa gjykata ka dënuart Çupin me “vetëm” një vit e një muaj në burg, plus 200 euro gjobë, dënimi i njëjtë dhe për Murrja, por e ai u gjobit me 500 euro.
Në lidhje me vjedhjen, ai u dënua Gert Jolla (një vit e tetë muaj burg, përveç duke paguar një gjobë prej 400 euro). Ndërsa për të tjetër nuk kishte prova dhe janë lënë të lirë.