Përmbytje masive, shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë elektrike; janë pasojat e uraganit Idalia, që u përplas fillimisht në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, për të drejtuar më pas tërbimin e vet drejt Xhorxhias.
Mbi 225 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Florida dhe 230 mijë të tjerë në Georgia.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se ajo mbetej ende e rrezikshme, ndërsa e vuri theksin tek ndikimi i ndryshimeve klimatike.
Një sërë kontesh në Florida janë ende nën urdhra evakuimi. Autoritetet atje, thanë se qyteza historike e Perry-t me 7 mijë banorë, ishte një prej më të goditurave.
Guvernatori Ron de Santis tha të mërkurën se përpjekjet për rimëkëmbje janë prioriteti kryesor i shtetit.


