• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E DYTË TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT/ Xhaçka: Do të organizojmë një debat të nivelit të lartë në KS
Home
Politikë

SHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E DYTË TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT/ Xhaçka: Do të organizojmë një debat të nivelit të lartë në KS

31 August, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë deklaratë për mediat pasi Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit në OKB në 1 shtator.

Xhaçka deklaroi se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.

Ajo u shpreh se Presidenca e Këshillit të Sigurimit i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit.

“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve. Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.

Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute.

Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tone. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS.

Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar. Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare. Aktivitetet që ju prezantova më lart, janë padyshim momentet kulmore të Presidencës tone. Janë dy aktivitete shënjuese që do të lënë gjurmë në konsolidim të performancës së suksesshme të vendit tonë në KS”, u shpreh ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU GJET KALLASHNIKOV DHE MUNICION NË BANESË/ Në kërkim 66-vjeçari në Selenicë
Previous article U PËRFOL SE ËSHTË NË PEITJE TË ËMBËL/ Kiara nuk duron më dhe nxjerr fotot

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT