• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET NË DURRËS ALKET HATIJA/ ‘Zoti i drogës’ u kap në hotel! Bashkëpunoi me 40 trafikantë për të çuar heroinë nga Shqipëria në Itali
Home
Breaking News

ARRESTOHET NË DURRËS ALKET HATIJA/ ‘Zoti i drogës’ u kap në hotel! Bashkëpunoi me 40 trafikantë për të çuar heroinë nga Shqipëria në Itali

30 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alket Hatia, 50 vjeç, i njohur edhe në nofkën “Zoti i Drogës” u arrestua nga policia në një hotel në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim pesë vite më parë me qëllim ekstradimin në Itali.

Policia njoftoi finalizimin e aksionit të koduar “International”, për kapjen e të dënuarit me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Burimet e policisë, thanë se Alket Hatia, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar për “Trafikimi të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë gjatë periudhës 2003-2004, për aktivitetin e shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. Kjo nuk është hera e parë që 50 vjeçari arrestohet në Shqipëri, pasi iu vendosën prangat edhe në vitin 2017, mbi bazën e urdhrit të kërkimit nga autoritet italiane, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali.

Në 5 mars të vitit 2018, Gjykata e Durrësit refuzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hastisë, dhe i hoqi masën e sigurisë arrest me burg. Vendimi shkaktoi një precedent që u debatua gjatë dhe u bë shkak për kërkesat për hetimin e gjyqtarëve që dhanë vendimin. Ndërkohë që i akuzuari si bos droge rifitoi lirinë dhe nuk u gjet më nga policia, në gjykatat shqiptare që shpesh kundërshtonin njëra-tjetrën, vijoi betejën për të mos u ekstraduar në Itali.

Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004, “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014. Pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal është dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim ku autoritet italiane kërkuan arrestimin në vitin 2017 me qëllim ekstradimi. Më 5 mars 20218 Gjykata e Durrësit, vendosi mospranimin e kërkesës dhe refuzimin e ekstradimit dhe heqjen e masës së sigurimit personal “Arrest me burg”.

Prokuroria bëri ankim dhe Apeli i Durrësit, më 14 qershor 2018, la në fuqi vendimin e Gjykatës Durrës për refuzimin e ekstradimit. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu çështjen për rishyqrtim në Apelin e Durrësit me një tjetër trupë gjykuese. Më 20 prill 2021, gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe lejimin e ekstradimit por kësaj radhe Alket Hatia e dërgoi çështjen në gjykatën e lartë. Kjo e fundit më 7 shtator 2021, vendosi mospranimin e rekursit. Zoti i drogës e dërgoi këtë vendim në Kushtetuese ku sërish kërkesa e tij u rrëzua dhe në datën 31 janar 2022, u la në fuqi ekstradimi drejt Italisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT bashkëshorti i kryeministres Meloni: Nëse nuk duan të përdhunohen, gratë s’duhet të dehen. Do gjejnë ‘ujkun’ pastaj
Previous article PËR TË DYTËN HERË/ Më 1 shtator, Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT