Policia ka marrë në pyetje montuesin e ashensorit artizanal ku humbi jetën tragjikisht Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”.
Lulzim Allkushi, i arrestuar pas vdekjes së kamerierit Antionio Delilaj, i pyetur në policia ka deklaruar se ai e kishte montuar pajisjen që përdorej për të transportuar mallrat, 4 vite më parë. Që prej asaj kohe, shton ai nuk i është kërkuar që të kryejë kontrolle.
‘Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja.’- tha Lulzim Allkushi.


