Inspektoret e ISHMT ndodhen në terren për të verifikuar pajisjen që shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën Antonio Delilajt, ndihmëskamarierit 17-vjeçar që punonte në clubin “Orange”, në Sarandë.
Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.
Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.


