Është fikur përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag. Zjarri i madh që ra mbrëmjen së enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje.
Temperaturat e larta dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tij në kohë. Kjo për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve zjarrfikëse në këtë zonë malore, gjë që i detyroi zjarrfikësit të punonin me mjete rrethanore.


