• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STERILIZIMI NJË NGA PUNËT MË TË BUKURA…”/ Rama: Nëse individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin ose atdheun do paguajnë
Home
Politikë

“STERILIZIMI NJË NGA PUNËT MË TË BUKURA…”/ Rama: Nëse individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin ose atdheun do paguajnë

25 August, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se koncesioni i sterilizimit është një nga punët më të bukura të qeverisë së tij dhe sa i përket atyre që kanë shkelur kontratën apo janë nën akuzë, duke e cilësuar një gjynah ndaj popullit ose atdheut paralajmëroi se do paguajnë.

Duke iu referuar hetimit të SPAK për këtë koncesion dhe arrestimet për shpërdorim detyre, falsifikim apo mashtrim, Rama deklaroi se kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen.

“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë. Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen.

Nuk e kam ditur kujt do t’i ndodhë, por e kam ditur këtë që vjen. Shumë socialistë të korruptuar? Socialistët janë 1 mln kurse të korruptuarit janë shumë pak, janë asgjë në raport me fuqinë e PS. E rëndësishme është që sterilizimi është një nga punët më të bukura që ne kemi bërë. Shkoni pyesni mjekët nëpër spitale. Kam marrë mesazhet pa fund nga profesorë, mjekë që ishin të shqetësuar se mos kontrata do të sekuestrohej që s’ishte rasti. Dhe pse? Sepse me atë kontratë dhe me atë transformim ne kemi ndryshuar mjekësinë shqiptare në hallkën më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin ose atdheun do paguajnë. Kështu funksionon. Kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që e mbajnë, ka shumë që nuk e mbajnë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se ka shumë që i rezistojnë tundimeve dhe ka disa që jo. “Por, s’mund të bëjmë parashikime paraprake se kush do i rezistojë tundimit dhe kush jo. Në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Ka disa më të fortë, e disa më të dobët. Ka nga ata që pyesin dhe ata që s’pyesin për ato që pushteti ta jep si tundim. Them se duhet ta shohim si diçka pozitive dhe përgjegjësi individuale që dikush nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë 1 rrugë e 2 punë dhe rezultateve të punës.
Ndaj ju them, për sterilizimin shkoni dhe pyesni ata që përdorin instrumentet mjekësore se çfarë thonë. Keni pasur një sistem të ndërhyrjeve kirurgjikale mesjetare, keni kaluar nga epoka bronzit në epokën e sotme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË ÇIFT? Zbulohet e vërteta e lidhjes së Dafina Zeqirit me biznesmenin
Previous article NGA DHUNA NË FAMILJE, TEK KULTIVIMI I LËNDËVE NARKOTIKE/ 4 të arrestuar në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT