• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KSAMILI NË SHËNGJIN/ Bllokohen 15 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KSAMILI NË SHËNGJIN/ Bllokohen 15 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e tyre

24 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pothuajse në fundin e sezonit turistik, Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare, ku gjatë 24 orëve të fundit nga Ksamili në Shëngjin janë bllokuar 15 mjete lundruese.

Bëhet fjalë për 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone të bllokuar për disa shkelje.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare.

12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone.

Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Dhërmi është bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar.

-Në Palasë, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Ksamil dhe Karaburun, janë bllokuar 2 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone dhe secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Shëngjin janë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski. 2 nga drejtuesit janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, ndërsa drejtuesi tjetër është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues brenda afatit ligjor.

Njëri nga mjetet e bllokuara për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, është filmuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOR MUMAJESI FESTON DITËLINDJEN/ Arbana s'ja kalon dot për surpriza: Ti pret dhurata, por...
Previous article "PA PRIGOZHIN NUK KA WANGER"/ Analiza e The Guardian: Çfarë ndodh tani me ushtrinë e mercenarëve famëkeq?

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT