• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONTE 5 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 54-vjeçari në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTONTE 5 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 54-vjeçari në Korçë

24 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 5 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe një aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 17”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Muça, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t’i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË SARANDË, KU HUMBËN JETË DY ITALIANË/ Policia jep detajet: Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar
Previous article ZJARR NË KLINIKËN E PSIKIATRISË NË PRISHTINË/ Humb jetën një pacient, pesë të lënduar

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT