• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NAFTA NË SHPIRAG, SI E ARABISË SAUDITE”/ Rama: Impakt të madh në ekonominë e vendit, të dhëna optimiste edhe nga fusha e Dumresë
Home
Politikë

“NAFTA NË SHPIRAG, SI E ARABISË SAUDITE”/ Rama: Impakt të madh në ekonominë e vendit, të dhëna optimiste edhe nga fusha e Dumresë

23 August, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë në një konferencë për mediat, ku kanë folur për naftën në Shpirag, e cila është në një fazë të avancuar dhe i afrohet orës vendimtare.

Rama tha se kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Kryeministri shtoi se  testi përfundimtar për të provuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës do të nisë në tetor dhe do zgjasë për 2-3 muaj, duke shtuar se edhe në skenarin më të keq të parashikuar, sërish përfitimet do të jenë të mëdha.

Rama theksoi se nafta është e cilësisë premium, njëjtë me atë të Arabisë Saudite, ndërsa ka nisur prej viti puna për ngritjen e fondi sovran, i cili nevojitet për administrimin e pasurive natyrore.

Ai tha se të dhëna optimiste kanë ardhur edhe nga eksplorimet në fushën e Dumresë, por atje puna është në një stad fillestar.

Fjala e kryeministrit Rama:

Mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje prej gati 10 vjetësh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës.

Kjo do të thotë që rezerva është aty. Pas nje eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çka prezymon që rezerva mund të jetë edhe më e thellë.

Informacionet në këtë fazë janë edhe konfidenciale, por lidhen edhe me rezultatin e testit final, i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie sjell përfitime.

Nëse jo, ajo mbetet aty për një kohë tjetër, kur teknologjia mund të avancojë. Kompania SHELL ka përdorur teknologjinë më të fundit.

Paralelisht me përgatitjen për testin, që do të fillojë në tetor dhe rezultatet e testit bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe, për çka përdoret një periudhë 2-3 mujore, po përgatitet edhe plani masiv i investimit, për infrastrukturën e nevojshme për nxjerrjen dhe transportimi ne saj.

Nafta e zbuluar është e cilësisë së parë. Hera e parë që ndodh në vendin tonë, sepse burimet e tjera janë burime të një nafte të rëndë, e cila nuk futet në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste.

Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta në Shpirag e barabartë me naftën Premium i Arabisë Saudite.

Projekti nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, shkon deri në 7 miliard euro.

Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz , naft dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të vecantë sepse krijon një bazë, qoftë për prodhimin e inputeve bujqësore, qoftë edhe për krijimin e produkteve kozmetike.

Ajo që është e rëndësishme të thuhet sot, është se ne prej një viti kemi punuar për ngritjen e një fondi sovran. Ky fond është për administrimin e kësaj pasurie.

Ne jemi në një proces pune konkrete me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar, me parimin etik se kjo pasuri i takon të gjithëve.

Fondi sovran është edhe fond investimesh. Kemi angazhuar të gjithë kontaktet tona me universitetin e Harwardit dhe të tjerë.

Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm i shumëpritur, por jo gjithçka. Sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar  eksplorimi i fushës së Dumresë, ku kompania italiane ENI është në punë. Edhe aty kemi të dhëna optimiste, por puna është në një stad me fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë.

Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zonë të re të pashfrytëzuar, do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet.

Edhe nëse nisemi nga skenari më i keq, përfitimi sërish është shumë i konsiderueshëm.

Për fat të keq, për shkak të keqadministrimit dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptar është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nga njëra ane në nuk është se kemi pasur ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend. Burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura, faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, ka qenë dorëzim  total i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, por megjithatë edhe kjo pasuri është keq shfrytëzuar.

Ajo që unë dua të them është se ne  e kemi luftuar këtë trashëgimi duke e gjetur përballë situatave të vështira, por ama për këto kërkimet në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këtë kontrata.

Kështuqë të gjithë duhet të jenë sot në Shqipëri të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe tija dhe do të jetë mbështetje edhe për të.

Kjo pasuri do të impaktojë, pensionet, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqënien e fëmijëve tanë, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAHESHIN TË IZOLUAR NË AMBJENTET E SPITALIT TË BURGUT TË TIRANËS/ Beleri dhe Alla transferohen në paraburgimin e Durrësit
Previous article CAPITAL T E PYESIN NË KONCERT PËR ADROLËN/ Ai bën reagimin epik

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT