• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
NBA, LeBron James me hap legjende, kalon 30 000 pikë në karrierë
Home
Sport
Ekipore

NBA, LeBron James me hap legjende, kalon 30 000 pikë në karrierë

24 January, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

Cleveland Cavaliers pësoi humbjen e 19-të sezonale ndaj San Antonio Spurs 114 – 112 në “AT&T Center”, por rezultati negativ i finalistëve të sezonit të kaluar eklipsohet nga një tjetër statistikë prej legjende që arriti LeBron James. “Ylli” i Cavs, që realizoi 28 pikë, dha 7 asist dhe rikuperoi 9 topa poshtë koshit në këtë përballje, bëhet basketbollisti i 7-të në historinë e NBA që arrin kuotën e 30 000 pikëve në karrierë.

Në fakt, “Mbreti” James, ka thyer edhe një rekord, sepse është basketbollisti më i ri në moshë që shënon një shifër të tillë pikësh. Atij iu deshën vetëm 7 pikë për këtë objektiv, të cilin e arriti në fund të periodës së parë, duke merituar edhe “standing ovation” të publikut në pushimin mes pjesëve. Sa i përket ndeshjesh, Spurs e bënë diferencën në periodën e tretë, duke krijuar një avantazh prej 14 pikësh, për të fituar në fund me 12 pikë diferencë. Spikati në radhët e teksanëve LaMarcus Aldrigde me 30 pikë, 3 asist dhe 8 rikuperime.

Pëson humbjen e katërt radhazi edhe skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, që u mposht me vetëm një pikë diferencë, 108-107 nga Los Angeles Clippers. Celtics shpërdoruan një avantazh prej 14 pikësh të krijuar në periodën e dytë, me kalifornianët që rikuperuan shumë shpejt, duke ruajtur qetësinë në momentet më delikate të kësaj përballjeje të zhvilluar në “Staples Center”.

Në Konferencën e Perëndimit vazhdon të dominojë “Golden State Warriors”, që iu imonua 123 – 112 “New York Nicks.”

Fitore në frymën e fundit edhe për Oklahoma City Thunder 109-108 ndaj Brooklyn Nets. Në “Chesapeake Energy Arena” spikati dyshja e Thunder Russell Wesbrook-Paul George, me 60 pikë në total.

Në përballjen mes dy vendeve të fundit të dy konferencave, triumfoi Sacramento Kings, që falë 34 pikëve të Tepmle mposhti 99 – 105 Orlando Magic në transfertë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tritol banesës/ Plagoset 34-vjeçari, i dyshuar si objektivi. Pesë vjet më parë…
Previous article DITELINDJET E 24 Janarit/ Kjo ditë do të mbahet mend për të gjithë këta artistët që solli në jetë

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT