• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA DHE KURTI BASHKË NË SLLOVENI/ A do të realizohet takimi mes dy kryeministrave?
Home
Politikë

RAMA DHE KURTI BASHKË NË SLLOVENI/ A do të realizohet takimi mes dy kryeministrave?

19 August, 2023 s.autor Politikë

Rama dhe Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre si folës në panelet e forumit dy ditor të Sllovenisë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të këtij muaji.

Ky forum do të jetë një mundësi për një takim të munguar kohët e fundit mes Kryeministrit Rama dhe homologut te tij kosovar Albin Kurti.

Më 6 Korrik kur Rama zbriti në Prishtinë si pjesë e turit të tij ballkanik kushtuar përgatitjeve per takimin e Tetorit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit ai u prit vetëm nga Presidentja Osmani dhe nga kryeparlamentari Konjufca.

Kurti kushtëzoi asokohe takimin me Kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kurti e konsideroi si të paarsyeshëm vendimin e Kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 Qershor në Gjakovë.

Ai u shpreh se do të mirëpriste Ramën që të zhvillonin mbledhjen nderqeveritare ku të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.

Më 17 Korrik Kurti e refuzoi për herë të dytë takimin me Ramën teksa Kryeministri mblodhi në një takim informal krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kurti preferoi atë ditë të shfaqej në një simpozum të një shoqate jo qeveritare në ishullin e Kretës.

Qejfmbetjet e Kryeministrit kosovar ndërlidhen me faktin se Kryeministri Rama adresoi kritika publike ndaj qeverisë në Prishtinë për mosmenaxhimin si duhet të situatës me serbët në veri pas zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat serbe që sollën ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe më pas sanksione nga BE e SHBA.

Po ashtu Kurti u gjend i befasuar nga drafti për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që Rama e dërgoi në Berlin e Paris pa e konsultuar atë paraprakisht. Kryeministri kosovar ka ironizuar edhe iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur në të cilën Rama ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Vuçiq e Kovaçevski për projekte të përbashkëta kryesisht ekonomike.

Kurti ka realizuar kohët e fundit disa takime në selinë e qeverisë kosovare në një mjedis të hapur që e ka emërtuar publikisht si Ballkoni i Hapur në një karshillëk të hapur me iniciativën rajonale që ka për iniciator edhe Kryeministrin shqiptar.

Në forumin strategjik të Bled-it do të marrin pjesë krahas Kryeministrave Rama e Kurti edhe Presidenti serb Vuçiq, Kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Aty do të flitet krahas bashkëpunimit rajonal edhe për çështjet e sigurisë dhe anëtarësimin në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Qendra moderne e sterilizimit në QSUT s'u vu asnjë ditë, u amortizua! 25 milionë lekë dëmi!
Previous article KAPET NË "SHTËPI BARI"/ Pranga ‘kopshtarit’ shqiptar në Britani (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT