• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË SHPALLËN MUA NON GRATA…”/ Habit Sali Berisha: SPAK të hetojë Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Blinken
Home
Politikë

“MË SHPALLËN MUA NON GRATA…”/ Habit Sali Berisha: SPAK të hetojë Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Blinken

17 August, 2023 s.autor Politikë

Berisha ka dalë këtë të enjte në një dalje urgjente për mediet dhe i ka bërë Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), të cilën vazhdon ta quajë me përçmim “SKAP”, një kërkesë halucinante.

Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.

Por edhe në dosjen hetimore të këtij të fundit, ajo që ka dalë deri tani është vetëm fakti se ai me informacion të ushqyer nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, inicioi një hetim të stisur për kryetarin e opozitës në atë kohë Lulzim Bashën, sikur ai kishte lobuar në SHBA me “para ruse”.

Ky hetim më pas u pushua për mungesë faktesh, por Sali Berisha sot thotë, se edhe për atë vetë McGonigal, ka bërë dosjen “nongrata” ndaj tij.

”Unë jam këtu para së të gjithash për të denoncuar me forcën më të madhe indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të SKAP-it të partisë dhe drejtësisë shqiptare ndaj aferës McGonigal në Shqipëri. Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.

Nuk mund të ketë drejtësi në botë, përveç asaj që funksionon në kontrollin e plotë të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal dhe Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, që rekrutuan me korrupsion McGonigal, për hetime private, që i dërguan të dhëna dhe dëshmitarë me këshilltarin privat, Dorian Duçka në zyrën e tij në Nju Jork, dhe që e paguan me ish-oficerin e sigurimit të Shtetit, Agron Neza për hetimin e lobistit të PD, Nick Muzin.

Dhe siç del nga burime të besueshme, për përgatitjen me manipulim dhe falsifikim, të dosjes për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Një heshtje e tillë armiqësore ndaj ligjit, Kushtetutës, opozitës së vendit dhe rendit demokratik, mund ta mbajnë vetëm prokuror dhe hetues, militantë fanatikë të Edi Ramës,” u shpreh sot Berisha.

Shpallja person “nongrata” nëpër botë për, “korrupsion madhorë dhe minim të demokracisë”, siç është edhe rasti i Berishës, është një politikë e SHBA e cila bazohet në informacione të shumta të hapura dhe sekrete, që grumbullohen nga të gjitha institucionet, agjencitë dhe ambasadat e tyre.

Po për t’i kujtuar Berishës pse dhe si u shpall nongrata nga SHBA, po sjellim në vëmëndje akuzat që i janë bërë kryetarit të Rithemelimit me anë të postimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, të publikuar në maj, dy vite më parë.

”Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhej në postimin e Sekretarit te Shtetit.

Blinken theksoi më tej në postimin e tij, se Berisha me retorikën e tij tregon se është i gatshëm të mbrojë veten dhe njerëzit rreth tij në kurriz të hetimeve të pavarura.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshortin e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.” thuhej në postim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFI BËN NDRYSHIMIN DRASTIK NË PAMJE/ Nuk keni për ta njohur (FOTOT)
Previous article "PO PROVOKON DUKE SHKELUR KUFIRIN"/ Greqia akuza ndaj Turqisë dhe i bën thirrje OKB-së: Parandaloni veprimet e Ankarasë

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT