• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe rrezikoi jetën e efektivëve, arrestohet 22-vjeçari në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe rrezikoi jetën e efektivëve, arrestohet 22-vjeçari në Sarandë

17 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë, për të ndalua dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke ia rrezikuar seriozisht jetën efektivëve. BalkanWeb mëson se në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Manaj.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Vrina”.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vrina”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Vrinë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ky shtetas ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur me automjet, një punonjës policie (agjent të Policisë Kriminale), i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit, 22 vjeç, banues në Konispol.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti i shtetasit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA sanksionon 3 kompani që lehtësuan shitjen e armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut
Previous article U NDJE KEQ TEKSA KALONTE SHTEGUN THETH-VALBONË/ Shpëtohet turistja spanjolle shtatzënë

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT