• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U NDJE KEQ TEKSA KALONTE SHTEGUN THETH-VALBONË/ Shpëtohet turistja spanjolle shtatzënë
Home
Aktualitet
Kronikë

U NDJE KEQ TEKSA KALONTE SHTEGUN THETH-VALBONË/ Shpëtohet turistja spanjolle shtatzënë

17 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një turiste spanjolle e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar në kohë teksa po ekspoloronte shtegun Theth-Valbonë. Gjatë ecjes në këmbë, gruaja në pritje të ëmbël nuk është ndier mirë dhe ka kërkuar ndihmë. Menjëherë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë është nisur nga Tirana duke i ardhur në ndihmë mamasë së re, e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij operacioni shpëtimi që rezultoi i suksesshëm reagoi edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në llogarinë e saj në Facebook shkroi: “Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve. Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”.

Ky është rasti i tretë brenda një kohe të shkurtër që zhvillohen operacione shpëtimi për turistët e huaj në Alpet shqiptare. Fillimisht ishte një grua gjermane që mbeti e bllokuar, pak ditë më parë disa turistë francezë që po ashtu humbën rrugën dhe mbetën të izoluar dhe së fundmi edhe turistja spanjolle.

Në dy rastet e para kanë qenë forcat e Policisë dhe banorët e zonës që u kanë ardhur në ndihmë turistëve. Alpet Shqiptare kanë bukuri të rralla natyrore ndaj preferohen nga të huajt, numri i të cilëve është shtuar, por nga ana tjetër gjithnjë kërkohet kujdes për shkak të zonave të thepisura dhe rrezikshmërisë së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe rrezikoi jetën e efektivëve, arrestohet 22-vjeçari në Sarandë
Previous article FLET PËR JETËN PRIVATE/ Jonida Maliqi: Femrat duhet të mësohen të rrinë vetëm, nëse varesh nga një qenie tjetër je groposur

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT