• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMET NGA BJELLORUSIA DHE RUSIA/ Varshava tregon forcën, mban paradën më të madhe ushtarake në 29 vite
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMET NGA BJELLORUSIA DHE RUSIA/ Varshava tregon forcën, mban paradën më të madhe ushtarake në 29 vite

16 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një ditë më parë Polonia mbajti paradën e saj më të madhe ushtarake në 29 vjet, një shfaqje që synon t’u tregojë forcën fqinjëve të saj, Bjellorusisë dhe Rusisë dhe, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Varshava, Lesia Bakalets, parada lë të kuptohet se, pas agresionit rus kundër Ukrainës, qëndrimet e autoriteteve polake ndaj mbrojtjes po ndryshojnë.

Dy mijë ushtarë, 200 mjete ushtarake polake dhe të huaja, si dhe 92 avionë. Kjo është parada më e madhe ushtarake e Varshavës në gati tre dekada.

Pjesë e paradës ishin edhe tanket e prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, “M1A1 Abrams”, tanket “K2” dhe artileria “Howitzer K9”, prodhuar nga Koreja e Jugut. Gjithashtu, raketahedhësit “HIMARS” dhe sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”.Eksperti Jaroslaw Wolski thotë se kjo paradë është shfaqje e fuqisë ushtarake të vendit.

“Ne nuk mund të tregohemi të dobët, pasi, për fat të keq, gjuha e vetme që rusët dhe bjellorusët kuptojnë, është gjuha e forcës. Parada dëshmon se ushtria jonë po ndryshon”, thotë ai.

Sipas zotit Wolski, ndryshimet në ushtrinë polake nisën para sulmit të Moskës kundër Kievit.

Por, ai thotë se agresioni rus kundër Ukrainës e përshpejtoi modernizimin e arsenalit ushtarak të Polonisë.

“Janë dy faktorë që luajtën rol: rritja e fondeve dhe nevoja për të plotësuar mungesën e pajisjeve, sepse ne transferuam rreth 30 për qind të pajisjeve të forcave tokësore në Ukrainë”, thotë zoti Wolski.

Nga viti 2010, me heqjen e rekrutimit të detyrueshëm, ushtria polake ka qenë një forcë tërësisht profesionale. Shumica e pjesëtarëve të saj vijnë nga akademitë ushtarake.

Për të rritur numrin e ushtarëve, së fundmi, Polonia krijoi një sistem që u mundëson vullnetarëve të regjistrohen si rezervistë, shpjegon kolonelja Justyna Balin, zëdhënëse e zyrës qendrore të rekrutimeve në Poloni.

“Kandidatët kanë 27 ditë trajnimi bazë: disiplinë ushtarake, taktikë dhe qitje. Pas kësaj, ushtarët bëjnë betimin dhe vendosin nëse duan të vazhojnë shërbimin në ushtri, zgjedhin një fushë të caktuar profesionale dhe vazhdojnë studimet”, thotë zonja Balik për Zërin e Amerikës.

Sipas saj, 70 për qind e vullnetarëve vendosin të vazhdojnë karrierën e tyre në ushtri.

“Këtë vit, plani ynë është që të rekrutojmë 25 mijë ushtarë. Por ne presim ta tejkalojmë këtë numër. Tashmë kemi mbi 21 mijë pjesëtarë vullnetarë të ushtrisë”, thotë kolonelja Balik.

Deri më 2035, Polonia planifikon të dyfishojë numrin e ushtarëve të saj, nga 175 mijë në 300 mijë.

Waldemar Skrzypczak, gjeneral në pension dhe ish komandant i Forcave Tokësore Polake, shpjegon arsyet pse kjo rritje është e domosdoshme.

“Ne duhet të jemi pjesë e fuqishme e forcave të NATO-s në krahun lindor. Ne ndihemi të sigurt për shkak të anëtarësimit në NATO dhe besojmë se aleanca na mbron. Por, sigurisht, me pjesëmarrjen tonë. Prandaj, Polonia do që ushtria e saj të jetë gati për t’u mbrojtur”, thotë ai.

Sipas ekspertëve ushtarakë, aktualisht Polonia nuk është nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia, apo Bjellorusia, falë pranisë së trupave të NATO-s në tokën polake.

Njohësit thonë se numri i mercenarëve të grupit Wagner në kufirin Poloni-Bjellorusi është i vogël dhe nuk përbën rrezik për Poloninë. Sipas tyre, ushtria polake tashmë di si të reagojë ndaj provokimeve që mund të vijnë nga Rusia apo Bjellorusia./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO DREJTONTE MAKINËN I DROGUAR/ “Rrugorja” e Tiranës arreston në flagrancë shoferin (DETAJET)
Previous article ZGJEDHJET NË KUKËS/ Miratohen afatet për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të pavarur

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT