• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET PËR SPIUNAZH/ Ambasadorja amerikane viziton në burg gazetarin e dënuar në Rusi
Home
Botë

AKUZOHET PËR SPIUNAZH/ Ambasadorja amerikane viziton në burg gazetarin e dënuar në Rusi

15 August, 2023 s.autor Botë

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy e ka vizatuar në burg gazetarin e të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Kjo është vizita e tillë e tretë që realizohet, prej burgosjes së gazetarit në mars, nën akuzat për spiunim, të cilat ai i hedh poshtë.

“Ambasadorja Tracy ka thënë se Evan vazhdon të gëzojë shëndet të mirë dhe është i fortë, pavarësisht rrethanave”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Uashingtoni pret që Moska të vazhdojë të ofrojë qasje në vizita.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Federatës Ruse që ta lirojë menjëherë Evan Gershkovichin dhe ta lirojë shtetasin tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur gabimisht”, ka thënë mes tjerash zëdhënësi.

Rusia ka thënë se e ka zënë Gershkovichin duke tentuar që të sigurojë sekrete ushtarake, sa ka qenë në një udhëtim në qytetin rus Jekaterinburg, mirëpo nuk ka ofruar dëshmi për ta mbështetur pretendimin.

Edhe Wall Street Journal i hedh poshtë akuzat. Departamenti amerikan i Shtetit konsideron se Gershkovich dhe Whelan janë arrestuar gabimisht dhe i ka përshkruar akuzat ndaj tyre si të pabaza.
Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, është ndaluar në Moskë më 2018 dhe tani e vuan një dënim prej 16 vjetësh nën akuzat për spiunim.

Rusia është pajtuar në të kaluarën që t’i këmbejë të burgosurit me Shtetet e Bashkuara.

Rasti i fundit ka qenë vitin e kaluar, kur ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner, është këmbyer me Viktor Bout, trafikantin rus të armëve, i cili ka qenë i dënuar në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Moska ka thënë se nuk do të mund të ndodhë këmbimi i Gershkovichit derisa të merret ndonjë vendim për të, ndonëse nuk është caktuar data e nisjes së gjyqit.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, si pasojë e nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJE MES PALËVE/ Juventus shumë pranë transferimit të Berardi
Previous article KEISI FESTON DITËLINDJEN/ Urimi emocionues që merr nga Sabiani

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT