Detaje të reja nga operacioni për neutralizimin e Ramiz Muçollarit i cili ishte izoluar në banesë dhe nuk pranonte t’i dorëzohej policisë por shkëmbeu zjarr me të.
RENEA 4 – 5 herë ka hedhur bomba tymuese për të neutralizuar 62 vjeçarin.
Policia thotë se Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.


