Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me kanabisin e zbuluar në Zall Herr. Bëhet me dije se Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra 4 ushtarakë. Gjithashtu theksohet se edhe për 6 të tjerë është kërkuar lirimi nga detyra.
Lajmi u konfirmua për “BalkanWeb” nga gazetarja Aurora Golemi. Kujtojmë se në repartin ushtarak në Zall Herr u gjetën 125 rrënjë kanabisi.
Kujtojmë se gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.


