• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PROTESTAVE MASIVE/ Bullgaria ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje
Home
Nderkombetare

PAS PROTESTAVE MASIVE/ Bullgaria ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje

7 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti i Bullgarisë më 7 gusht i aprovoi ndryshimet në Kodin Penal dhe në ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas një rasti tronditës të dhunës ndaj një vajze 18-vjeçare, i cili nxiti protesta masive.

Deputetët, të mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, i miratuan ndryshimet me 144 vota për dhe 58 kundër.

Këto ndryshime sigurojnë të drejtën për mbrojtje për njerëzit të cilët kanë përjetuar dhunë në marrëdhënie intime, apo për viktimat e dhunës të cilat as nuk janë të martuara me abuzuesin e tyre të mundshëm e as nuk janë në një lidhje dashurie.

Mijërat njerëz protestuan në Sofje dhe në qytetet e tjera bullgare, pasi një grua nga qendra e qytetit Stara Zagora u rrah dhe u ther plot herë me thikë nga i dashuri i vet.

Ky incident ishte bërë publik më 28 korrik, vetëm pasi familja kishte shprehur zemërimin me ritmin e ngadaltë të hetimeve.

Protestuesit e zemëruar bënë thirrje për ndryshimin e legjislacionit dhe për përmirësimin e masave mbrojtëse për gratë, duke bartur banerë me mbishkrimin: “Asnjë grua tjetër më shumë”.

I dyshuari 26-vjeçar, i identifikuar në media si Georgi Georgiev, u arrestua pas sulmit, por një gjykatë në Stara Zagora e liroi atë më vonë, pasi i cilësoi lëndimet e vajzës si të “lehta”.

Ai u arrestua përsëri më 31 korrik, pas zemërimit publik dhe zyra e prokurorit njoftoi se e kishte përshpejtuar hetimin.

Statistikat e policisë bullgare tregojnë se 18 gra u vranë në tre muajt e parë të këtij viti nga të dashurit e tyre të dyshuar. Aktivistët për të drejtat e grave thonë se ky numër është shumë më i lartë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRZIERJA E METALEVE/ Trendi i bizhuterive për vitin 2023
Previous article MOTI I KEQ/ Përmbytje masive në Kinë, 14 të vdekur

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT