Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha New York Times se presidenti Vladimir Putin, “do të rizgjidhet vitin e ardhshëm me mbi 90 për qind të votave”. Putin, që ka qenë në pushtet si kryeministër dhe president që nga fundi i vitit 1999, gjerësisht ka larguar elementet e demokracisë dhe lirisë që u vendosën tri dekada më parë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Gjatë sundimit të tij, ai ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në intervistën më 6 gusht, Peskov bëri një deklaratë befasuese për zgjedhjet presidenciale ruse, duke thënë se “nuk është demokraci, është një burokraci e kushtueshme”. Putin, i cili ka përdorur shtypjen më të ashpër ndaj opozitës ruse që nga kohët sovjetike, pritet t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve RBK më 6 gusht, Peksov tentoi të riformulonte komentet e tij, duke thënë se “teorikisht” Rusia nuk ka nevojë të mbajë zgjedhje parlamentare sepse “është e qartë se Putin do të rizgjidhet”. Është e paqartë se kush do ta sfidojë në zgjedhje Putinin, në një mjedis ku pothuajse çdo kritikë ndaj udhëheqësve rusë, çon në hetime.


