Tre ushtarakët e repartit të Zall Herrit, ku u gjet i kultivuar kanabis,Gramoz Mullai; Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda u lanë në burg nën akuzën shpërdorim detyre.
Deri më tani janë shoqëruar 13 persona në lidhje me kanabis sativën, por të gjithë janë lënë të lirë. Për hetuesit është akoma e paqartë se kush është autori i kultivimit. Ndërkohë, tre ushtarakët kanë mohuar autorësinë.


