• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHOHET SE IU “SHITËN” KINËS/ Arrestohen dy pjesëtarë të Marinës Amerikane
Home
Nderkombetare

DYSHOHET SE IU “SHITËN” KINËS/ Arrestohen dy pjesëtarë të Marinës Amerikane

4 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy pjesëtarë të Marinës amerikane janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë spiunuar për Kinën. Të dy ata akuzohen se kanë ndarë informacion për Mbrojtjen Kombëtare të vendit me inteligjencën kineze në këmbim të parave.

Për rastin, prokurorët federalë kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Diego gjatë së cilës bënë publike edhe detajet rreth dy rasteve.

Zyrtarët federalë e kanë cilësuar rastin si thyerje serioze të sigurisë kombëtare.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Matthew Olsen nga Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë deklaroi: Jemi gati për të vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që tradhtojnë besimin e qytetarëve.

Dy marinsat janë identifikuar si 22-vjeçari Jinchao Wei dhe 26-vjeçari Wenheng Zhao.

Kurse, Randy Grossman, Prokurori i SHBA për Distriktin Jugor të Kalifornisë deklaroi: “Kur një ushtar apo një marins zgjedh paratë përpara vendit të tij dhe kalon informacion të Mbrojtjes kemi të bëjmë me një akt përfundimtar tradhtie. Duhet të jemi gati të veprojmë.”

Wei, i cili është bërë qytetar amerikan në 2022, dyshohet se ka dërguar dokumente, foto, video dhe manualë teknikë në Kinë. Kurse, Zhao akuzohet se i ka dhënë Kinës informacion sensitiv ushtarak, duke përfshirë këtu plane operacionale për një stërvitje madhore ushtarake.

Ky është vetëm rasti i fundit i taktikave të mundshme të spiunazhit nga Kina. Në fillim të këtij viti, SHBA, akuzoi qeverinë kineze për përdorimin e një balone spiune për të fotografuar site ushtarake të SHBA-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË TEPELENË/ Gjenden 37 bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara në Përparimaj...
Previous article DOSJA/ Zbardhen përgjimet e Gjokës me oficerin e policisë pas vrasjes së Gjin Ndojit: Si duket si dorë? Ka punuar mirë kopili

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT