• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E QËLLUAN ME…”/ Gazetarja rrëfen jetën e punonjëses së seksit: Lëvizte këmba doras, thoshte se e kishin përplasur me makinë
Home
Aktualitet
Kronikë

“E QËLLUAN ME…”/ Gazetarja rrëfen jetën e punonjëses së seksit: Lëvizte këmba doras, thoshte se e kishin përplasur me makinë

3 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e vështirë të punonjëses së seksit, Luljeta Preza e cila u gjet e vrarë poshtë Urës së Dajlanit në Durrës paraditen e djeshme. Gazetarja tregon se streha e Luljeta Prezës ishte në një copë kartoni, e shtruar mes dheut, dhe se kohët e fundit 32-vjeçarja, lëvizte këmba doras pasi, sipas viktimës, e kishin përplasur me makinë.

Mes të tjerash gazetarja tregon se ajo u godit me dy thika në brinjë.

Rrëfimi i gazetares Anila Hoxha:

Luljeta Preza !

32 vjece. Me nje jete te tmerrshme.
E vetmja pasuri e saj , trupi. Qe ja blinin poshte ures se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge . Nje cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyreve qe muajt e fundit po e linin. Levizte kemba doras se fundmi, me shume zvarritej se sa ngulte kembet. Thoshte që e kishin përplasur me makine. Nuk shkoi kurre ne spital. Njehere vodhi portofolin e njerit prej klienteve, u be zhurme e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; nje maskara ne periferi që e rrihte duke kerkuar shume e me shume derisa i shoi cdo gjë njerezore. Nje tjeter e nje tjeter qe vetem ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai Atje tek Ura e Dajlanit, ajo nje grua e destinuar për të jetuar sa ne barake, e sa ne mes te kater rrugeve.

E destinuar per tu bere ose lypese, ose shitese trupi. Grate si ajo thuajse nuk egzistojne. Kur udheton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshem te shkaterruara, aq dukshem duke jetuar ne mes te nje asgjeje te madhe. Zero shanse per tu ringritur. Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave , vrasja e tyre po nga nje dore e tille , eshte nje krim qe ka kohe qe ka ndodhur. Per gratë si ajo te thonë me cudi “ po me pyet për jeten e një prostitute ????”. E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty ne balte vdekjes që mbase ajo e priste. Per ironi quhen Luljeta. Sa emer te bukur qe kishte!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK NA DHA LEKËT"/ Çfarë deklaruan në polici autorët e vrasjes së 32 vjeçares tek Ura e Dajlanit
Previous article U GJET E VRARË POSHTË URËS SË DAJLANIT/ Arrestohen 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT