• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUSTRALI/ Objekti misterioz që u gjet në breg ra nga hapësira
Home
Nderkombetare

AUSTRALI/ Objekti misterioz që u gjet në breg ra nga hapësira

1 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Objekti misterioz i gjetur në një plazh të izoluar në Australi erdhi nga një mjet lëshues hapësinor indian.

Sipas BBC, zbulimi i fragmentit masiv metalik, i bërë në mesin e korrikut 250 km në veri të Perthit, kishte krijuar teori të ndryshme rreth origjinës së tij.

India i konfirmoi rrjetit britanik dje të hënën se fragmenti me ngjyrë të artë ishte pjesë e një PSLV (Polar Satellite Launch Vehicle) i projektuar nga agjencia hapësinore indiane dhe e përdorur për lëshimin e satelitëve në hapësirë.

Një zëdhënës i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO) shpjegoi se i takon Australisë të vendoste për fatin e objektit dhe nuk kishte asnjë koment të mëtejshëm.

Disa vende po ecin përpara me një planifikim të posaçëm në mënyrë që “mbeturinat hapësinore” nga raketat e lëshuara në hapësirë ​​të bien në oqean dhe larg zonave të populluara.

Agjencia Australiane e Hapësirës (ASA) kishte thënë më herët se po punonte me Indinë “për të përcaktuar hapat e ardhshëm në përputhje me çdo detyrim sipas marrëveshjeve të OKB-së për hapësirën”.

Siç thekson BBC, në shumë raste vendet kërkojnë rikuperimin e mbeturinave hapësinore të vendosura jashtë kufijve të tyre, pasi është i dobishëm në kontekstin e analizës së misionit hapësinor përkatës. Megjithatë, në këtë rast, vlerësojnë ekspertët, India nuk ka asnjë përfitim shkencor nga rikuperimi i fragmentit dhe ai mund të mbetet në Australi.

Më herët, kryeministri i vendit Roger Cook kishte sugjeruar që fragmenti të ruhej në një muze shtetëror, së bashku me rrënojat e stacionit Skylab të NASA-s që ishin zbuluar në vitin 1979. Nga ana e tyre, banorët e zonës ku ndodhej pjesa e gjetur e PSLV shprehën dëshirën që ajo të mbetej aty ku është, në mënyrë që të jetë një atraksion turistik në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË SKOCI/ Humb jetën një e re dhe plagoset i dashuri, shkak ndjekja nga një bandë shqiptare
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet në Amerikë ‘juristi’! Në 2013 merrte paratë nga...

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT