• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KE KRITIKA MAQEDONISË SË VERIUT/ Mangësi në procesin zgjedhor dhe financimin e partive
Home
Rajon

KE KRITIKA MAQEDONISË SË VERIUT/ Mangësi në procesin zgjedhor dhe financimin e partive

30 July, 2023 s.autor Rajon

Komisioni Evropian ka numëruar një sërë mospërputhjesh me standardet evropiane në fushën e zgjedhjeve, mediave gjatë fushatës zgjedhore dhe financimin e partive politike në raportin e publikuar për screening-un e klasterit një për Maqedoninë e Veriut. KE-ja në raport ka vlerësuar se vendi duhet t’i adresojë në kohë dhe në mënyrë transparente rekomandimet e nxjerra nga OSBE/ODIHR në konkluzionet e raundeve të ndryshme të vëzhgimit të zgjedhjeve. Gjithashtu është rekomanduar që të fillojë veprimi për vetërregullimin e mediave dhe transparencë më e madhe gjatë reklamave politike.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme: Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i ndahen burimet e nevojshme në kohën e duhur për të kryer mandatin e tij në mënyrë efikase dhe të pavarur. Saktësia e regjistrit të zgjedhësve duhet të vazhdojë të përmirësohet përmes kontrolleve sistematike, rishikimeve dhe përditësimeve të të dhënave. Duhet të vazhdojnë të bëhen përpjekje të fuqishme nga autoritetet për të kundërshtuar çdo formë presioni mbi votuesit dhe punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke përfshirë blerjen e votave”.

“Media në fushatën zgjedhore: Veprimi për vetërregullimin e medias duhet të rifillojë dhe të prodhojë rezultate praktike në avancimin e standardeve profesionale të gazetarisë. Duhet transparencë më e madhe në lidhje me reklamat politike.  Është e rëndësishme të trajtohet dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore. Mediat online nuk drejtohen nga një ligj specifik dhe ka pikëpamje të ndryshme për nevojën për rregullim, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet në rritje nga dezinformimi. Financimi i partive politike dhe fushatës zgjedhore (përfshirë masat kundër korrupsionit) Kuadri ligjor për financimin e fushatës ka një sërë boshllëqesh. Duhet të zhvillohet rregullimi i shumës së kredive bankare dhe mundësia për të dhuruar pas zgjedhjeve, si dhe financimi nga palët e treta”, vlerësohet në raport.

Për të rritur transparencën, Kodi Zgjedhor, nënvizohet më tej, duhet të kërkojë zbulimin e plotë të të gjitha llojeve të të ardhurave dhe shpenzimeve të fushatës nga garuesit. Raportet e financimit të fushatës duhet të përfshijnë një ndarje të shpenzimeve sipas zonave zgjedhore dhe afati për dorëzimin e raporteve përfundimtare duhet të shkurtohet për të pasqyruar praktikat e mira ndërkombëtare.

“Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit duhet të zbatohet plotësisht dhe KSHPK-ja duhet të forcohet, të mbështetet dhe të ketë burime adekuate”, theksohet në raport.

Gjithashtu nënvizohet se duhet të vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar efikasitetin e sistemit demokratik, duke përfshirë transparencën në financimin e partive politike. Në këtë drejtim, rekomandimet e pazgjidhura të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) për “Transparencën e financimit të Partive”, duhet të përkthehen në masa të duhura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHOIGU ËSHTË I DËSHPËRUAR"/ Blinken: Ministri rus shkoi në Korenë e Veriut për të kërkuar armë
Previous article PUTIN NËN "ETHET" E FRIKËS/ Rusia nuk dëshiron përplasje ushtarake me SHBA-në

s.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT