• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Raketat ruse godasin bllokun e apartamenteve dhe ndërtesën e shërbimit të sigurisë në Dnipro
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Raketat ruse godasin bllokun e apartamenteve dhe ndërtesën e shërbimit të sigurisë në Dnipro

29 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Nëntë persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë pasi raketat goditën dy ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.

Mediat raportojnë se kati i fundit i një blloku të madh banimi u shkatërrua pothuajse plotësisht në sulmin e së premtes në mbrëmje.

Shënjestër e sulmit ishte dhe një ndërtesë që i përket shërbimeve të sigurisë të Ukrainës (SBU). Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fajësoi “terrorin raketor rus”.

Zelensky postoi një video në Telegram që tregon tymin që ngrihet nga ndërtesat e dëmtuara. Ai tha se kishte thirrur takime urgjente me SBU, ministrinë e brendshme, shërbimet e urgjencës dhe zyrtarët lokalë pas incidentit.

Kreu rajonal Serhiy Lysak tha se dy fëmijë, 14 dhe 17 vjeç, ishin në mesin e të plagosurve. Ai shtoi se ata po trajtoheshin në shtëpi.

Asnjë vdekje nuk është raportuar pas sulmit, i cili ndodhi në orën 20:30 me orën lokale sipas z. Lysak.

Kjo është hera e tretë që ndërtesa e SBU ishte shënjestruar nga Rusia, sipas kryebashkiakut të Dnipro, Borys Filatov.

Të dyja ndërtesat ishin kryesisht bosh, tha ai, duke shtuar se ndërtesa e banimit ishte përfunduar së fundmi dhe njësitë ishin duke u nxjerrë në shitje.

Kjo vjen pasi Rusia tha të premten se kishte kapur dy raketa ukrainase mbi rajonin e saj jugor të Rostovit, në kufi me Ukrainën.

Moska tha se 15 persona u lënduan nga mbeturinat që ranë në qytetin port jugor të Taganrog.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E DW: Pushimet e politikanëve gjermanë
Previous article HIDHUNI NJË SY/ Besojmë se kemi gjetur tatuazhet e duhura për ty që je shenja e Luanit

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT