• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISTESHTEJA E TEPËRT/ Katër ushqimet që duhet t’i largoni nga tryeza juaj
Home
Shëndet

NISTESHTEJA E TEPËRT/ Katër ushqimet që duhet t’i largoni nga tryeza juaj

29 July, 2023 s.autor Shëndet

Ky artikull i AgroWeb.org ka të bëjë me ushqimet e pasura me niseshte që nxisin mbipeshën. Megjithatë, duhet theksuar që jo çdo ushqim i pasur me niseshte është i pashëndetshëm për organizmin. Ekspertët veçojnë katër ushqime të cilat pengojnë çdo përpjekje për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

Buka e bardhë dhe ushqimet e tjera me miell të përpunuar

Buka e tostit, buka e bardhë, e çdo produkt tjetër me miellin e bardhë shumë të përpunuar, janë të pasura me kalori dhe karboidrate. Ato përmbajnë pak fibër dhe akoma më pak proteina dhe ushqyes të nevojshëm.

Sipas ekspertëve, niseshteja tek këto produkte tretet dhe përthithet sa hap e mbyll sytë duke rritur nivelin e glukozës në gjak. Kjo është arsyeja përse njeriun e merr menjëherë uria pasi ka ngrënë nga këto produkte.

Drithërat e mëngjesit – çerealet

Këto janë ndër produktet më të konsumuara në vend, për faktin se konsumohen shpejt dhe janë një alternativë e pranueshme e atyre që nuk duan të dalin nga shtëpia pa vënë gjë në gojë.

Për fat të keq, shumë këto produkte janë të përpunuar dhe jo të shëndetshëm prej sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë.

Ato janë të dëmshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që janë të prirur të preken nga kjo sëmundje. Në vend të tyre mund të konsumoni drithëra të përzier të papërpunuar si muesli.

Në tryezat shqiptare, orizi i bardhë gjen vend të paktën një herë në javë. Por shija e tij nuk e bën atë domosdoshmërisht të shëndetshëm.

Orizi i bardhë është tërësisht i zhveshur nga fibra dhe proteina. Si çdo karbohidrat tjetër bosh, orizi i bardhë tretet dhe përthithet shpejt duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Një gjë e tillë krijon një rreth vicioz urie për karbohidrate të përpunuara ose sheqerna.

Në vend të orizit të bardhë, zgjidhni atë me ngjyrë më të errët që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë dhe do ta pajisë organizmin me fibër.

Patatet e frigoriferit që tregtohen të prera

Patatet e ruajtura afatgjatë në ngrirje kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin shumë shpejt nivelin e sheqerit në gjak.

Temperaturat tejet të ulta që mundësojnë ruajtjen e patateve të gatshme, transformojnë niseshtenë në sheqerna dhe nga një ushqim i mirë kthehen në problem për organizmin.

Kjo pasohet me një rënie të shpejtë të energjisë së trupit dhe një uri të pashoqe. Heqja dorë nga karbohidratet boshe mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSION/ Asgjësohen 810 bimë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet një prej kultivuesve
Previous article NË GARË ME BASHËN/ Hani pas votimit: Këshilli i thirrur nga Bardhi s’ka asnjë vlerë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT