Teksa grupi i Gazment Bardhit po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar rikthimin e Lulzim Bashës në drejtimin e Partisë Demokratike, grupi i këtij të fundit do të mbajnë sot zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Në këto zgjedhje PD po shkon e ndarë në 3 pjesë.
71 qendra votimit janë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë


