• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Vodhi dy automjete brenda ditës dhe u përfshi në aksident, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, dyshohet se…
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Vodhi dy automjete brenda ditës dhe u përfshi në aksident, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, dyshohet se…

25 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur dy automjete në Tiranë. Ai dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në dy rastet që ka vjedhur makinat, ai është përfshirë në aksident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vodhi dy automjete ditën e sotme, falë veprimeve të shpejta policore, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Ditën e sotme, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident. Shërbimet e Policisë si dhe të urgjencës, me marrjen e njoftimit, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore një të dëmtuar nga aksidenti, shtetasin Florjan Fejza, 32 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.

Pas verifikimit të automjetit tip “Volkswagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

Shtetasi F. F., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, pas disa minutash është larguar nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi F. F., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit F. F., 32 vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZHDUK PËR PAK KOHË NGA PUBLIKU/ Çfarë ndodhi me ministrin e Jashtëm kinez
Previous article SHKËMBI PANORAMIK I "VDEKJES"/ 39-vjeçarja po festonte fejesën por i rrëshket këmba dhe ndërron jetë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3 Aktualitet

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier Aktualitet

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT